"Njerezit nuk e dine problemin tim dhe me pyesin sa vjec je"

  • 4 years ago
?Historia ime?, në Tv Klan solli sot historinë e vështirë të 23 vjeçares Ela Shpata. Ajo ka lindur dhe është rritur në një fshat të vogël të Gramshit, nënën e ka humbur para 14 vitesh dhe është rritur vetëm me babain e saj.
Në moshën 18 vjeçare ka kaluar një infeksion lëkure, të cilin nuk e ka kontrolluar dhe as trajtuar në kohë për shkak të pamundësisë ekonomike. Ky infeksion, sipas saj, i ka shkaktuar varje të lëkurës në pjesë të ndryshme të trupit.
Me këtë situatë, ajo përballet çdo ditë dhe e vuan sepse nuk pranon dot ndryshimin në trupin e saj, por gjithashtu mërzitet kur shikon se njerëzit e shohin me sy paragjykues dhe keqardhje. Ndërsa të panjohurit e konsiderojnë gjithmonë si më të madhe në moshë, dhe shpesh e pyesin dhe sa fëmijë ka.
E ftuar në studio ishte psikologia, Jonida Haxhiu, e cila foli mbi gjendjen psikologjike të vajzës, por edhe ndikimin që ka pasur ky problem në tek 23-vjeçarja.

Recommended