Nuk pranojnë t'u prishet muri rrethues pa leje i shtëpisë, vëllezërit nga Shëngjini rrahin në detyrë

  • 4 years ago
LEZHË - Dy efektivë të policisë bashkiake të Lezhës janë dhunuar për shkak të detyrës dhe janë goditur me sende të forta nga dy vëllezër, ngjarje e ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Shëngjinit. Policia ka arrestuar dy vëllezërit A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin, ndërsa efektivët që u lënduan morën trajtim mjekësor në spital.