23-vjeçarja flet per semundjen: Filloi si infeksion ne goje, por pastaj u perhap ne gjithe trupin

  • 4 years ago
Emisioni ?Historia ime?, në Tv Klan solli sot historinë e dhimbshme të 23-vjeçares Ela Shpata. Ela ka lindur dhe është rritur në një fshat të vogël të Gramshit, ndërsa sot jeton në Durrës në një shtëpi me qera, qeranë e të cilës e ndan me disa vajza të tjera.
Fëmijëria e saj ka qenë e vështirë sepse nënën e saj ka ndërruar jetë kur ajo ishte vetëm 10 vjeç. Rritja e saj ka qenë e vështirë, vetëm me babain e saj dhe me kushte jo të mira ekonomike, në një fshat të vogël me mentalitet të mbyllur.
Por problemi më i madh për të fillon kur në moshën 15 vjeçare, filluan ti shfaqet një infeksion lëkure, i cili në moshën 18 vjeçare filloi ti përhapet në pjesë të ndryshme të trupit.
Ky infeksion, sipas saj i ka shkaktuar varje të lëkurës në pjesë të ndryshme. Pavarësisht kontrolleve që ka kryer, për të kuptuar shkakun e këtij infeksioni, mjekët i kanë thënë se kjo varje i ka ardhur për shkak të infeksionit të pakuruar të lëkurës dhe se zgjidhja e vetme është ndërhyrja kirurgjikale estetike.

Recommended