Menopauza dhe ndryshimet qe ndodhin ne trupin e femres

  • 4 years ago
Menopauza është fundi i periudhës së mestruacioneve dhe fertilitetit, një fazë natyrale në jetën e gruas. Zakonisht kjo ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55-vjeçare, por në raste të rralla mund të ndodhë më herët ose më vonë. Vezoret e femrës në këtë fazë prodhojnë më pak hormone femërore, estrogjen,progesterone dhe për këtë arsye femra nuk është më në gjendje të mbetet shtatzënë.

Për të diskutuar për këtë temë në emisionin ?Rudina?, në TV Klan ishte e ftuar mjekja psikiatre Ariana Rreli.
Rreli shprehet se menopauza shoqërohet me ndryshime të mëdha fizike, por edhe psikologjike.
Sipas saj, nëse femrat nuk pranojnë dhe kuptojnë ndryshimet që ndodhin me to, problematikat që vijnë mund të jenë më të vështira.

Recommended