Kosova feston Pavarësinë/ 12 vite nga shpallja e shtetit më të ri në Europë

  • 4 years ago
Kosova shënoi 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë duke e gjetur veten përballë presionit për rifillimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.


Ceremonitë në këtë ditë, nisën që në orët e para të së hënës, kur liderët e shtetit më të ri në Evropë ngritën flamurin shtetëror, bënë nderime në kompleksin e jasharajve në Prekaz, vendosën kurora me lule në varrin e ish presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaci ndërsa parlamenti i Kosovës, u mblodh në një seancë solemne.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, vizituan më pas kazermat e Forcës së sigurisë së Kosovës, ku edhe foli për sfidat që e presin vendin.

Ndërsa presidenti Hashim Thaci, duke iu drejtuar trupave të Forcës së sigurisë së Kosovës, pasdite, tha se Kosova do të jetë një vend, prodhues i paqes.

?Kosova do të jetë prodhues i paqes, faktor i sigurisë në rajon, dhe bashkëpunimin me NATO-n. Kosova në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë e NATO-s?, shprehet Thaçi.

Në këtë përvjetor edhe New Born, simboli i pavarësisë së Kosovës, ka marrë një imazh të ri dhe i është dedikuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Recommended