Report TV - Totali i ndihmave nga Turqia për Shqipërinë: 46.3 milionë euro

  • 4 years ago
Rreth 46.3 milionë euro është ndihma që Turqia i ka dhënë në total Shqipërisë për ringritjen pas tërmetit të 26 nëntorit. Turqia ishte ndër të parat që u angazhuan me ekipe të kërkim shpëtimit, ndërsa nuk kaloi shumë dhe deklaruan se do të ndërtojnë në Shqipëri 500 apartamente. Përfaqësuesi i Turqisë sot në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, tha se vlera e 500 apartlamenteve shkon në 45 milionë euro.

"Ne e dimë që ndihma më e mirë që mund t'i jepet Shqipërisë, si vend kandidat, është t'i japim mbështetje dhe t'i shtyjmë drejt anëtarësimit të tyre në Evropë. Vetëm një familje e bashkuar evropiane është ndihma më e mirë për të përballuar tërmetet etj", tha përfaqësuesi i qeverisë turke.

Recommended