Ansambli Folklorik "Shqiponja": Ne jemi munduar te mos e harrojme traditen

  • 4 years ago
Vallet folklorike janë një pjesë mjaft e rëndësishme dhe e bukur e traditës shqiptare, të cilat janë trashëguar brez pas brezi dhe sot performohen në mënyrë të shkëlqyer nga shumë të rinj.
Sot në programin ?Rudina?, në Tv Klan ishte i ftuar Ansambli Folklorik ?Shqiponja?. Valltarët e këtij ansambli janë të moshave të ndryshme dhe i bën bashkë pasioni për këtë traditë.
Ansambli Folklorik ?Shqiponja? është themeluar në vitin 1996, presidenti i saj është Eqerem Tuga dhe koreografe Aida Gjini. Ky ansambël përcjell kulturë e traditë dhe ata kanë fituar disa çmime të ndyshme ndër vite.

Recommended