Wake Up/ Tregu i punës i deformuar, punëtorët e huaj e shohin Shqipërinë si trampolinë
  • 4 years ago
Ndërsa raportohet se niveli i papunësisë në vend ka rënë gjatë 2019, arsyeja mos mendoni se është hapja e vendeve të reja të punës, por shumë nga forca punëtore ka emigruar në vendet e Evropës por edhe përtej oqeanit. Këto janë argumenta të deklaruara nga ekspertë që merren me çështjen e punësimit, të cilët në fakt ngrenë shqetësimin se papunësia në Shqipëri vazhdon të mbetet një problem social, pasi janë të shumtë ata që kërkojnë një vend pune. Por përballë kësaj situate ku shqiptarët kërkojnë punë, tregu i punës në vend do të ofrojë lehtësi për shtetasit e huaj të cilët do të kenë mundësi më shumë për t?u punësuar në Shqipëri duke iu shmangur procedurave burokratike, që nga marrja e vizës, lejet e punës, etj. Ditët e fundit, kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për të huajt, duke e bërë më të lehtë mundësinë e tyre për të punuar në Shqipëri. Procesi i vështirë i aplikimit, mungesa e ambasadave në disa shtete dhe marrja e lejes së punës, ishin bërë pengesë e të huajve që duan të punojnë në vendin tonë. Më herët zyrtarët në Shqipëri kanë deklaruar se aktualisht janë rreth 10 mijë vende pune në disa sektorë të vendit, kryesisht shërbime (fasoneri, ndërtim, sektori i peshkimit) por edhe në fushën e teknologjisë. Por si është aktualisht tregu i punës në vend, dhe a kemi nevojë ne për shtetas të huaj, kur papunësia në Shqipëri është prezente... Këtë biseduam me ekspertin e tregut të punës, Edison Hoxha, që është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës "Për të Drejtat në Punë"

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended