'Timonin që deshe ta dhamë, tani mos na ço në greminë'! Dita e pestë e grevës në Ballsh

  • 4 years ago
BALLSH-Greva e punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçëm ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa 16 punëtorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në marrjen e 27 pagave të prapambetura që kanë. Grevistët shprehen se askush nuk ka ardhur t?i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre.

Në një thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama, njëri nga grevistët u shpreh se "Ne shteti nuk na ka parë akoma se është dita e pestë e grevës. Gjendja po rëndohet, deshi timonin ia dhamë, por jo të na çojë drejt greminës, jemi të këputur, pa asnjë lek, greva do të vijojë deri kur të na kthehen të gjitha lekët, ndryshe nuk do të dalim deri në vdekje".

Një tjetër theksoi se në shtëpi do të shkoj ose me lekët ose i vdekur. "Falenderoj infermierët që kanë qenë ditë natë këtu, kanë qenë te koka, sikur të isha njeriu i tyre i afërt, po sëmurem nga stresi për lekët, dua lekët. Asnjë nuk ka ardhur, nuk e çajnë kokën nëse jemi vdekur apo gjallë. Kjo është dita e pestë, kur ia nga shtëpia kam thënë ose do të vij me lekë ose i vdekur, duan lekët borxhlinjtë".

27 muaj pa rroga, borxhet që kemi marrë, tha një tjetër punëtor, janë të shumta, aq sa tani po na ruajnë borxhlinjtë që të mos na vrasin të tjerët, janë kthyer në bodigardë. "Po na ruajnë borxhlinjtë që të mos na vrasin të tjerët, janë kthyer në bodigardë, se mbase një ditë do të marrim lekët. Sa herë ikin kompanitë ne mbesim në mëshirë të fatit, sot që po vijnë edhe të tjerët për të vendosur në dorë pajisjet, ata nuk janë të specializuar, po shkatërrojnë, ne na dhimbsen, kam 40 vite. Nuk e dimë, a jemi shqiptarë apo somalezë, mos nuk na duan të dorëzojmë kartat".

Recommended