Anti-Shpifja/ 'Venecia' zbarkon në Tiranë, takime me shumicën dhe opozitën, nesër në Presidencë
  • 4 years ago
TIRANE- Këtë të hënë, ka mbërritur në Tiranë për Paketën Anti-shpifje Delegacioni i Komisionit të Venecias. Ky delegacion me mision fakt-mbledhës po zhvillon një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të politikës, por edhe me përfaqësues të Autoritet të Medias Audiovizive, në një periudhë prej tre ditësh, për të mbledhur fakte dhe mendime në lidhje me një prej çështjeve më të diskutuara në vend gjatë muajve të fundit. Axhenda e këtij delegacioni nisi me një takim me zv.kryeparlamentaren Vasilika Hysi në kryesinë e Kuvendit e më pas me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend. Më pas, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias takuan grupin parlamentar të PS, të opozitës dhe Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik.
Recommended