“Eja në alpet tona, eja në mit”/ Alket Ismali promovon librin me pamjen e alpeve shqiptare

  • 4 years ago
Eja ne Alpe një thirrje e pastër apo një tregues i bukurive natyrore te Shqipërisë.

Alket Islami i cili padyshim mund te këtë shijuar pamjet me te bukura te Shqipërisë kjo për shkak te pasionit te tij e tregon me qarte se kushdo tjetër se kujt ky libër me i fundit nga ai i bën thirrje për te vizituar alpet e vendit tone.

?Kjo është një thirrje për të gjithë ata të cilët duhet të vlerësojnë bukuritë e vendit tonë të cilat janë të shumta. Padyshim që qëllimi kryesor është të afrojmë sa më shumë turistë dhe qëllimi i librit ?Eja në alpe? është pikërisht ky, të bindi ata se Shqipëria ka vërtet shumë bukuri natyrore, te cilat parë nga lart siç i shoh unë janë fantastike??, shprehet Alket Islami.

Ne vijim për Top Channel gjate promovimit te librit Alket Islami dha me tepër informacion se çfarë do te gjeje lexuesi ne librin e tij teksa nuk nguroi te pranoj qe pasi ta lexojnë këtë libër padyshim dëshira për të parë me sy e për te shijuar ato pamje do te shtohet.

?Besoj se ka më shumë se 150 foto në libër veç thirrjeve për të shijuar mrekullinë e natyrës. Mendoj që pasi të lexojnë librin jo vetëm turistët por edhe vetë shqiptarët që nuk i kanë vizituar ende alpet tona do i shohin ato me një sy tjetër?,shton ai.

Ne promovimin e librit nuk mungoi kryetari i bashkise Erion Veliaj i cili veç urimeve tradicionale nuk nguroi te pranonte se ky event ishte i fundit i realizuar ne Tirane përpara se kryeqyteti te festonte 100 vjetorin dhe sipas tij ishte mbyllja me e mire qe mund ti behej Tiranes përpara ditëlindjes.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlketIslami#Libri#TopChannel

Recommended