Balliu: Pishat me kosto 2.6 mln euro po priten, Veliaj-Fusha kontratë direkte

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Dy ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë ka miratuar kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për mbjelljen e pishave me kosto 2.6 mln euro.

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i cili ka bërë kallëzimin thotë se nuk është njoftuar për pushimin e hetimeve.

Ndërsa thotë se shumica e atyre pishave tani ka filluar të priten, argumenton se si Erion Veliaj dhe Fusha shpk kanë bërë një kontratë direkte, që bëhet vetëm për raste emergjente.

Klevis Balliu: Është bërë një kallëzim penal ndaj Erjon Veliajt për afro 400 pisha që ka vënë Erion Veliaj në autostradë. Kostoja ishte 2.6 mln euro. Këtë kontratë Erion Veliaj e ka bërë me Fusha shpk. Kanë bërë një kontratë direkte. Kontrata direkte bëhen vetëm në raste emergjence, kurse ato pisha janë pisha dekorative. Emergjencë do të thotë nëse bie tërmet dhe bëhet kontratë direkte për të ndihmuar qytetarët. Veliaj e ka bërë këtë kontratë direkte për pishat. Me fusha shpk ai i merr 2.6 mln euro taksapaguesve të Tiranës dhe ja jep ato para fushës me të cilën ai i ndan. Nuk ka pisha që bëjnë 2.6 mln euro. Është një vjedhje e drejtpërdrejtë me një kontratë direkte.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/balliu-pishat-e-veliajt-dhe-fushes-me-kosto-26-mln-euro-kane-filluar-te-priten

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp