Franca 'dritë jeshile' për negociata, Rama 'frenon' entuziazmin: Sinjal pozitiv

  • 4 years ago
Në përfundim të vizitës së tij në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Rama ka reaguar pas sinjalit pozitiv që dha presidenti francez Macron, për hapjen e negociatave në mars. Rama tha për RTSH se marrja e një 'Ok' nga Franca ishte pozitive, por bëri thirrje që askush të mos krijojë iluzione të skajshme, pasi ky proces nuk është në dorë të Shqipërisë. Rama tha se qeveria do të vijojë të bëjë punë e saj me reformat në të njëjtën mënyrë si kur Shqipëria të kishte marrë një 'PO' që në tetorin e kaluar.

'Në fakt, unë nuk e ndoqa dot Presidentin, sepse isha në takime të tjera, por nga sa mund të lexoj është një sinjal pozitiv. Megjithatë, unë dëshiroj që t?u them të gjithëve, që nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe me dëshira të skajshme, edhe pse shumë legjitime, sepse kjo gjë nuk varet nga ne dhe le të presim me durim. Ndërkohë të vazhdojnë me këmbëngulje dhe durim për të realizuar gjërat, ashtu siç do i realizonim nëse do të ishin hapur negociatat', tha Rama.

Recommended