Dhuna ndaj grave, femrat në Paris krijojnë skuadra guerile

  • 4 years ago
Grupe grash e vajzash e kanë mbushur Parisin me slogane përmes të cilave denoncojnë dhunën ndaj grave. Ato refuzojnë të heqin dorë derisa të shohin ndonjë ndryshim. Në media i quajnë:? femrat guerile?. Këto gra organizohen në grupe nga dy apo tre dhe shpërndahen nëpër qytet për të ndjekur atë që tashmë është kthyer në zakonshmëri.


Përmes sloganeve bardh e zi, kërkojnë nga qeveria që të marrë masa për parandalimin e vrasjes së grave nga partnerët e kaluar dhe aktualë, si dhe çdo akti tjetër dhune ndaj femrave. Premtimet e ekzekutivit për ndryshim, këto gra i shohin si fjalë boshe. ? Vrasjet po ulen në Francë, por ato të femrave kanë pësuar rritje?, shpjegon një prej tyre, e identifikuar vetëm si Raphawlle. Shtatorin e 2019-tës, ministri i brendshëm Gérard Collombe, raportoi se incidentet e dhunshme kundër grave ishin rritur me 22% në vitin paraardhës. 4 vrasje të reja u shënuan në shtatët e ditët e para të këtij viti. Sloganet e grave guerile janë të ndryshme, por stili është i njëjtë. Bojë e zezë mbi letër të bardhë, dhe një ngjitës për t`i bërë pjesë të mureve publike.

? Nuk do të ngjisim më letra nëpër mure kur ju të mos na dhunoni më?, thuhet në një prej tyre. Grupi nuk vepron vetëm në zona qendrore, por parapëlqen t`I shpalosë sloganet e tij edhe në vende ku mbërrihet më me vështirësi. Ato nuk lodhen edhe pse qëllon shpesh që sloganet, t`ia grisin ditën tjetër. Kur kjo ndodh, gratë kthehen në të njëjtin vend, dhe ngjisin një të ri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dhuna#Grua#TopChannel