Ora News - Dosjet e OFL me mangësi, SPAK i kthen policisë dy materialet e para: Plotësojini

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

SPAK i ka kthyer policisë për plotësim me dokumente dy dosjet e para të operacionit anti KÇK, ndërkohë që numri i procedimeve në verifikim ka shkuar në 15. Ndërkohë policia e shtetit u ka nisur formularin për deklarimin e burimit të pasurisë të dënuarit Pajtim Serjani, i dënuar për gjobëvënie dhe Orges Jahelezit, person i akuzuar për trafik droge në kuadër të dosjes 339.

Policia e Shtetit ka përcjellë në zyrat e Prokurorisë Speciale SPAK 15 dosje hetimi pasuror ndaj personave të dënuar ose nën hetim të cilëve u është kërkuar të tregojnë burimin e pronave bazuar në paketën anti-KÇK.

13 raste janë në verifikim nga prokurorët e SPAK, ndërkohë që dy dosje, një prej të cilave ajo e Lulzim Berishës, prokuroria ia ka kthyer policisë për plotësim me dokumente shtesë. Ndërkaq në rrjetën e OFL ka rënë edhe Pajtim Serjani, personazh i njohur në Tiranë dhe i dënuar për gjobëvënie.

Personi tjetër të cilit i kërkohet të tregojë burimin e pasurisë është Orges Jahelezi, i dënuar për trafikim narkotikësh në bashkëpunim

Policia u la një afat prej 48 orësh dy të dënuarve për dorëzimin e formularit para se dosjet ti përcillen prokurorisë së posaçme SPAK.

Pajtim Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafesë, Julian Bregu në vitin 2014 dhe më pas u la i lirë pas qëndrimit për tri vjet në qeli. Serjani mbeti i plagosur më 5 janar 2015 në një lokal në rrugën e Kavajës, ndërsa në shtator 2017 policia i sekuestroi katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Personi tjetër që është bërë objektiv I OFL është Orges Jahelezi, anëtar i grupit të vëllezërve Avylaj, me bazë në Shijak që akuzohen për trafik kokainën në Gjermani dhe disa vende të Europës ndërsa vitin e kaluar iu gjet edhe një laborator droge në Has në kuadër të hetimit të dosjes 339.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dosjet-e-ofl-me-mangesi-spak-i-kthen-policise-dy-materialet-e-para-plotesojini

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended