Report TV - 27 muaj pa marrë pagat, punonjësit e stacionit të pompimit në Fier hyjnë në grevë uri

  • 4 years ago
FIER- Ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, punëtorët e stacionit të polmpimit të ujit të pijshëm kanë përshkallëzuar qëndresën e tyre për mos marrjen e pagave për më shumë se 27 muaj. 6 punonjës, nga 16 në total kanë hyrë në grevë urie.

?I lutem ministres Balluku si prind ta shikojë problemin tonë se po bëjmë 27 rroga pa marrë, e di vetë me sa sakrifica kemi punuar. Kemi mbajtur një komunitet të tërë me ujë dhe drita. Nuk e dimë as nesër si do marrë kjo puna jonë. Jemi futur në borxh nëpër dyqane, nuk na japin më pa paguar lekët e prapambetura. Duke mos marrë rrogën, ne nuk e kemi lënë komunitetin pa ujë e pa drita?, tha një prej punonjësve.

Recommended