OFL, dy kerkesa per justifikim pasurie

  • 4 years ago
OFL, në vijim të operacionit, ka lëshuar sot dy kërkesa për vetëdeklarim pasurie dy shtetasve të dënuar, njëri për trafik lëndësh narkotike dhe tjetri për ?shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?.

Konkretisht, kërkesa i është dërguar shtetasve:

O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ?Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim?;

P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al

Recommended