RTV Ora - Aktivistët: Në spitalin e Kombinatit, qentë vriten duke ju injektuar acid në zemër

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #intervista
Aktivistët në mbrojtje të katërputroshëve kanë nisur plotësimin e një peticioni, të cilin synojnë ta bëjnë kombëtar, kundër vrasjes së qenve të rrugës.

Të ftuar në Rtv Ora, aktivistët Adriana Kalaja dhe Endri Noti u shprehën se zgjidhja për qentë e rrugës është vetëm sterilizimi.

Duke ju referuar Tiranës, ata thanë se Bashkia ka abuzuar me fondet që ka në dispozicion për këta qenë.

Ata folën gjithashtu për vrasje të tmerrshme të qenve në spitalin e Kombinatit.

Adriana Kalaja: Ne që jemi kafshëdashës kujdesemi për qentë e rrugës. Çdo aktivist kujdeset për qentë e lagjes së tij duke marrë përsipër vaksinimin, sterilizimin dhe ushqimin. Kemi vënë re raste të tepruara që aktivistë të ndryshëm në ditë të caktuara nuk gjejnë qentë në lagjen e tyre. Marrim informacion nga miqtë tanë në bashki që në ditë të caktuara punonjës të bashkisë Tiranë shkojnë te Liqeni Artificial, marrin të gjithë qentë e zonës që në raste të caktuara kanë pasur dhe familje dhe çohen te spitali i Kombinatit, qen që i marrin dhe i çojnë në qytetet jashtë Tiranës, i hedhin në autostrada.



Për më shumë lexoni: https://oranews.tv/article/aktivistet-ne-spitalin-e-kombinatit-qente-vriten-duke-ju-injektuar-acid-ne-zemer



Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/yTvomzv90Ow
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp