Durrës/ Vrau gruan, burg 45-vjeçarit: Vjehrri më tha se banesa ishte kthyer në vend të droguarish

  • 4 years ago
DURRËS - Lulzim Cuku 45-vjeç, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit pasi më 2 shkurt të këtij viti vrau bashkëshorten e tij Manjola Cukun 33-vjeçe nënë të tre fëmijëve, pasi dyshonte se e tradhtonte gjatë kohës kur ai punonte emigrant në Greqi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se e ndjera kishte 3 muaj që kishte urdhër mbrojtje por kjo nuk e ka penguar bashkëshortin e saj që t'i afrohet dhe ta vrasi me thikë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se prej më shumë se tre muajsh mes çifti kishte grindje të vazhdueshme, ndërsa 45-vjeçari pretendonte se bashkëshortja e tij e kishte kthyer banesën në shtëpi publike. Këto pretendime sipas Cukut i ka ngritur pasi vjehrri i tij i kishte thënë se banesa ishte bërë vend të droguarish. Më pas para oficerëve të policisë Lulzim Cuku ka thënë se ka ftuar gruan të shkojë me të në Greqi por ajo nuk kishte pranuar.

Vjehrri më tha se shtëpia është bërë vend drogaxhinjsh. Desha ta merrja gruan në Greqi por ajo nuk pranoi. Kam gjetur në banesë sende të çuditshme që më lanë të dyshoja për gruan. " mësohet të ketë thënë 45-vjeçari.

45-vjeçari u vetëdorëzua në policinë e Burrelit një ditë pas krimit të rëndë që kreu, ndërsa ka rrëfyer se fillimisht kishte tentuar të fshihej në Dibër por më pas kishte menduar edhe të vetëvritej. Por duke mos guxuar të ndërmerrte këtë veprim ai është vetëdorëzuar në policinë  e Burrelit.

Lulzim Cuku jetonte dhe punonte si emigrant në Greqi ndërsa në Shqipëri kthehej vetëm për pak kohë. E gjithë kjo ngjarje erdhi si pasojë e dyshimeve që autori kishte ngritur mbi gruan e tij, duke menduar se kjo e fundit e tradhtonte.

Pas arrestimit të tij autori ka rrëfyer edhe krimin para oficerëve të policisë një ditë pasi kreu krimin. Lulzimi është shprehur se kishte dyshime se gruaja e tradhtonte dhe në debat e sipër ka marrë thikën dhe e ka qëlluar për vdekje. Ndërkohë detaje tronditëse janë marrë nga policia, ku thuhet se 3 fëmijët janë gjetur pranë trupit të nënës së tyre.

Recommended