Ora News - Gjykata Vlorë lë në burg Bardhosh Minon, 47-vjeçari: Nuk e dija që jam në kërkim.
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gjykata e Vlorës njeh ?dënimin e përjetshëm? të dhënë nga drejtësia greke dhe ka mbyllur në burg Bardhosh Minon, 47 vjeçarin që ishte në kërkim në vendin fqinj, por jetonte i lirë në qytetin bregdetar. Ai rezulton i arratisur nga burgu ku vuante dënimin për vrasjen e dy turistëve anglezë, por në seancë ka thënë se nuk e dinte se ishte në kërkim.

Gjykata e Vlorës e vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe vendosi të mbajë në burg Bardhosh Minos (Lytaj), 47 vjeçarin që rezultonte i dënuar me burg të përjetshëm për një seri krimesh të rënda në Greqi, por që jetonte i lirë në qytetin bregdetar.

Ai rezulton i dënuar në vendin fqinj për vrasjen e dy turistëve anglezë në vitin 1998, trafik të lëndë narkotike e grabitje.

47 vjecari ishte arratisur nga burgu ndërsa vuante këtë dënim dhe ishte rikthyer në Vlorë, ku gjykata ka bërë njohjen e vendimeve të drejtësisë greke dhe ka caktuar ndaj tij masë ndaluese sigurie.

Seanca në ngarkim të Minos u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa ai citohet të jetë shprehur i çuditur nga arrestimi dhe përballja me akuzat që lënë në burg për gjithë jetën.

?Kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar, madje jam edhe me fëmijë.", citohet të jetë shprehur 47 vjecari që edhe pse ishte në kërkim në qytetin bregdetar prej tre vitesh punonte si polic privat.

Të pranishëm në gjykatën e Vlorës ishin edhe familjarë të të akuzuarit, të cilët u shprehën se ai e ka vuajtur dënimin e tij në Greqi dhe nuk ka pse të futet sërish në burg.

Por pretendimet nuk janë marrë parasysh nga gjykata e Vlorës që duke njohur dënimin e drejtësisë greke e mbyll 47 vjecarin përjetë në burgjet shqiptare, pasi mes dy vendeve tona nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasje-e-vjedhje-ne-greqi-gjykata-e-vlores-njeh-me-denimet-e-perjetshme-bardhosh-lytajn

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended