Telekom do modernizojë rrjetin/ Në bashkëpunim me “Ericsson”, investimi 170 milionë euro

  • 4 years ago
Telekom Albania i ka besuar gjigantit Ericsson modernizimin e rrjetit të transmetimit.


Projekti do realizohet për 5 vite dhe marrëveshja vjen nën konceptin ?One Vision? dhe do jetë një prej investimeve që Telekom Albania planifikon për rrjetin dhe teknologjinë e informacionit.

Telekom ndërmerr transformimin e thellë teknologjik, dhe operacional të Telekom Albanian duke e mbështetur këtë projekt me një investim prej 170 milionë euro. Bashkëpunimi me Erikson është rrënjësor në këtë proces transformues.

Erikson do të rrisë kapacitetet e Telekom Albania në klasën GIGABIT LTE, duke u përgatitur për teknologjinë 5G përmes pajisjeve të reja të transmetimit Erikson.

?Ne besojmë se rinovimi i plotë i rrjetit dhe modernizimi i tij është mënyra e duhur për ta filluar këtë udhëtim. Ne synojmë t?i sigurojmë një përvojë superiore klientit. Eksperienca ndërkombëtare e Erikson na bën të besojmë se projekti do të finalizohet në kohë me cilësi absolute?, thotë Georgakiev Drejtor Ekzekutiv i Telekom Albania.

Ky bashkëpunim pritet të sjell ndikim të madh në nivel kombëtar por edhe ndërmjet bizneseve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Telecom#Ericsson#TopChannel

Recommended