Sfidat e qeverisë Kurti/ Dialogu me Serbinë dhe korrupsioni në radhë të parë

  • 4 years ago
Shumë sfida e presin qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, thonë analistë të çështjeve politike dhe ekonomike.


Çështjet më urgjente sa i përket politikës së jashtme sipas tyre, do të jenë dialogu me Serbinë dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht detyruese. Në rrafshin e brendshëm, frenimi i emigrimit të të rinjve, zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit, lufta ndaj korrupsionit, fuqizimi i rendit dhe ligjit janë vetëm disa çështje me të cilat ekzekutivi kosovar do të përballet shumë shpejt.

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri Kurti e merr drejtimin e vendit në një moment tejet delikat për Kosovën, si në aspektin e brendshëm edhe atë të jashtëm. Puna e parë që do të duhet të bëjë qeveria e tij, sipas Muhaxhirit, është të ndalojë shpërdorimin e parave publike dhe të nisë rimëkëmbjen e institucioneve shtetërore të cilat, siç thotë analisti, janë dëmtuar shumë në qeverisjet e kaluara. Por ajo do të ketë dhe një tjetër barrë të rëndë: të rikthejë besimin e qytetarëve tek shteti.

Sfida të mëdha shtrohen dhe në aspektin ekonomik. Punësimi e zhvillimi ekonomik kërkojnë zgjidhje, ndërsa plagë e hapur konsiderohet dhe largimi i qytetarëve të Kosovës jashtë vendit. Vitet e fundit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka pasur rritje të emigrimit. Më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës sipas këtyre të dhënave kanë emigruar në dekadën e fundit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#Kosovo#TopChannel

Recommended