Kopshtari i penduar i 'Golden': Mora trupin e pajetë të Prengës në furgon dhe ia dorëzova Hajrit!

  • 4 years ago
TIRANË - Njëri nga pesë të arrestuarit, lidhur më rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës, Festim Bixhdili, gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer detajin që implikon drejtëpërdrejtë pronarin e resortit Altin Hajri dhe një person të familjes Doçi në zhdukjen e trupit të pengut. Ai ka treguar se punonte si kopshtar në kompleksin ?Golden? dhe se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë. Bixhdili ka treguar se u largua me një furgon të bardhë dhe disa kilometra nga resorti, trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra, të dy persona të shpallur në kërkim.

Recommended