Report TV - Interpelanca për dëbimin e Gylenistit, Lleshaj: Turku firmosi vetë! Nuk kërkoi as azil

  • 4 years ago
Kuvendi ka nisur me interpelancën e parë kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm në lidhje me ekstradimin e mësuesit turk që dyshohet se ishte i lidhur me lëvizjen Gylen, Harun Çelik, por edhe cështje të tjera, përfshirë kanabisin. Lleshaj u shpreh se kjo është cështje administrative dhe nuk është rasti i vetëm, pasi ka shumë persona të dëbuar jashtë, ose që janë kthyer në Shqipëri nga vendet e BE-së. Për rastin, Lleshaj tha se në momentin e dëbimit turku nuk ka ngritur pretendime, gjë që vërtetohet se ka firmosur urdhrin, gjithashtu nuk kërkoi azil dhe kjo sipas tij mbyll cdo diskutim.

"Nëse para 7 vitesh kishim 130 vrasje në vit, tani kemi 50 vrasje në vit. Jemi në shifrat më minimale historike për kanabisin. Rendi është në ditët më të mira historike, por jo ajo që duam. Ju sfidoj të jepni shifra dhe jo konkluzione në ajër. Unë jam krenar që kam sakrifikuar lirinë time dhe një pjesë të rinisë për të shërbyer ndaj vendit tim, kjo më bën krenar, me këtë nuk më kompleksoni. Interpelanca i ndaj një teksti të një interviste, unë erdha për të diskutuar për shtetasin turk, ju pyesni sa të rrezikshëm janë ushtarakët për lirinë e individit.

Por shteti dhe individi përfaqësojnë të njëjtën gjë, është produkt i zgjedhjes së individit. Sa i përket rastit të turkut, dëbimi i të huajve që nuk disponojnë dokumente të rregullta është praktikë e rëndomtë e përditshme, nuk merret vendimi nga ministri, pasi ministri merret me drejtimin politik, dëbimi është vendim administrativ. Përgjegjës janë drejtoritë vendore të kufirit dhe emigracionit, cdo vit dëbohen mijëra qytetarë të huaj që janë të parregullt. Ka dy rrugë, ose largim vullnetar ose detyrim. Me detyrim për vitin e kalkuar u larguan 45 të huaj. Në 2018 janë larguar ose dëbuar nga vendet e BE-së 99345 qytetarë të këtij vendi dhe në 2019, 7180. Ju keni pikasur një turk. Do të ishte e rëndësishme se përpara se ti japim një status politik, të ishin ezauruar hapat e tjerë ligjorë. Mund të kërkonit hetim administrativ ose nëse ka pasur dyshime se rasti është cenuar, shkelje penale, mund të ishte inicuar hetim penal.

Recommended