Ora News - Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, humb jetën i moshuari

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një i moshuar humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në katin e 5-të të një pallati në lagjen ?Ahmet Haxhija? të Shkodrës.

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 19:20 ka vënë në alarm policinë dhe zjarrfikësen e Shkodrës, të cilat kanë arritur të nxjerrin nga banesa Ismet Abdurrahmanin 70 vjeç.

Fillimisht u mendua se ai ishte i gjallë, por pas nxjerrjes së trupit nga pallati u konstatua se i moshuari nuk kishte më shenja jete.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se shpërthimi i bombolës ka shkaktuar zjarr dhe dëme të mëdha materiale në dy apartamentet e katit të pestë.

Në njoftimin e policisë thuhet se 70-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e zjarrit dhe tymit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë vënë në kontroll flakët si dhe kanë nxjerrë trupin e 70-vjeçarit duke e çuar në morgun e spitalit të Shkodrës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shperthen-bombola-e-gazit-ne-shkoder-perfshihen-nga-flaket-dy-apartamente

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended