Rrjeti 5G/ Kufizohet Huawei, Nokia e Ericsson përfitojnë

  • 4 years ago
Rregullat më të ashpra të BE dhe Britanisë së madhe që kufizojnë furnizuesin e rrjetit 5G Huaëei, do të ishin një mundësi e artë për konkurentë si Nokia apo Ericsson, por të dyja këto kompani, do të stërmundoheshin për të plotësuar kërkesat në rritje, paralajmërojnë analistët.


Britania e madhe, vendosi javën e kaluar një seri kufizimesh për rolin e shitësve që konsiderohen të rrezikshëm në ndërtimin e rrjetit të komunikimeve të gjeneratës së re, në lidhje me shqetësimet mbi sigurinë. Ndryshimet prekin gjigandin kinez Huawei, të cilin kritikët e akuzojnë se është nën kontrollin e pekinit, por që vetë ai e mohon.

BE pasoi Britaninë duke publikuar udhëzuesin që i kërkon vendeve anëtare të evitojë varësinë nga furnizues të rrezikshëm, edhe pse blloku nuk përmendi shprehimisht Huaëein dhe as nuk vendosi një bllokadë ndaj tij. Përballë gjithë kësaj, përfituesit kryesorë janë nokia dhe ericsson, dy furnizuesit e tjerë të rrjeteve 5G.

Por, si Britanisë ashtu edhe BE do t?i kushtonte më shtrenjtë heqja dorë nga huaëei. Nokia dhe Ericcson, kanë reaguar pas udhëzuesit të BE me të parën që tha në një deklaratë se 5G fillon dhe përfunron me besim dhe siguri. Sidoqoftë, analistët pretendojnë se plotësimi i kërkesës në rritje si pasojë e kufizimeve ndaj kompanisë lider në treg, huaweit, nuk do të jetë lehtësisht i arritshëm.

Huawei konsiderohet se ofron 5G më të avancuar për transferimet super të shpejta të të dhënave që nevojitet për makinat me autopilot apo robotët e kontrolluar në distancë në fabrika. Dhe cdo vështirësi në plotësimin e kërkesës do të jetë në kurriz të konsumatorëve evropianë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#5G#Huawei#TopChannel

Recommended