Report TV -Mori kredi pas 21 shtatorit, tërmeti i dytë ia shkatërron shtëpinë

  • 4 years ago
MANËZ- Familja Gjyli nga fshati Shkafanë i Njësisë administrative Manëz prej 2 muajsh jeton në një çadër pasi tërmeti i dëmtoi rëndë shtëpinë. Kryefamiljari Fatmir Gjyli tregon se banesa e tij u dëmtua fillimisht nga tërmeti i 21 shtatorit në 2019 dhe iu desh të merrte një kredi për rregullimin e banesës pasi sipas tij nuk përfitoi as dëmshpërblim. Por lëkundja e fortë e 26 nëntorit rezultoi falale për shtëpinë e tij duke e bërë të pabanueshme.

"Me tërmetin e datës 21 shtator më është dëmtuar shtëpia, mora kredi për të rregulluar shtëpinë dhe nga tërmeti i 26 nëntorit më është dëmtuar siç e shikoni dhe specialistët e kanë shpallur të pabanueshëm", tha Fatmir Gjyli.

Recommended