Miratohet paketa anti-KÇK/ Në shënjestër pasuritë e krimit. Ligje specifike gjyqtarëve “KÇK”

  • 4 years ago
Pas paralajmërimit nga kryeministri Edi Rama, qeveria ka miratuar të ashtuquajturën paketa anti ?KÇK?, e cila shenjestron pasuritë e krimit të organizuar, anëtarëve të bandave dhe zyrtarëve të korruptuar dhe gjyqtareve dhe prokuroreve gjithashtu .


?Anëtarët e dënuar për krim të organizuar edhe ata që janë akuzuar, por që falë drejtësisë së korruptuar kanë shpëtuar dhe lëvizin të lirë?, shprehet Balluku.

Ndryshimet ligjore e lënë barrën e provës për të justifikuar pasurinë, tek individët e akuzuar ose të dyshuar. Në rast se këto pasuri nuk justifikohen atëherë, shteti i sekuestron menjëherë.

?Të gjithë këta duhet të justifikojnë shtëpitë, llogaritë bankare, mjetet motorike dhe çdo pasuri tjetër?.

Por sekuestrimet nuk do të kufizohen vetëm tek individët e dyshuar, por edhe tek të afërmit e tyre.

?Transaksionet e transferimi të pasurisë tek personat e tretë do të anulohen dhe do të konsiderohen nul?.

Një pjesë e veçantë e paketës i kushtohet gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët sipas ministres së drejtësisë në ditët e fundit para vettingut po sfidojnë shtetin me vendime korruptive.

Paketa e re sipas Gjonajt i jep policisë së shtetit dhe institucioneve të drejtësisë së re një mekanizëm efikas për bllokimin e pasurive të krimit dhe zyrtarëve të korruptuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#AntiKCK#TopChannel

Recommended