Wake Up/ AKU: Bllokohet qumështi i formulës pas dyshimeve për vdekjen e binjakëve në Berat

  • 4 years ago
Dy foshnja binjake 5-muajshe gjetën vdekjen papritur mëngjesin e dielës në banesën e tyre në periferi të Beratit, në lagjen ?Uznovë?. Pas mbërritjes në spital pa shenja jete ata u dërguan në morg ku iu nënshtruan autopsisë mjeko-ligjore, nga e cila nuk ka rezultuar të ketë pasur helmim apo shenja dhune në trupin e fëmijëve. Analizat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, nga e cila pritet brenda një afati kohor prej 2-javësh përgjigja që do të konfirmojë edhe shkaqet e vdekjes së fëmijëve 5-muajsh, që të dy djem. Nëna e tyre u shpreh se foshnjat nuk vuanin nga asnjë sëmundje. Prindërit kanë pasur dyshime se foshnjat mund të jenë helmuar nga qumështi formulë, me të cilin e ëma i ushqente që nga dita e lindjes. Gjithsesi kjo është vetëm një nga pistat, mbi të cilat po heton edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili është përfshirë në këtë rast. Yllka Allaraj, Inspektore pranë AKU u shpreh se agjencia ka tërhequr nga tregu qumështin e dyshuar si shkaktar të vdekjes. Në intervistën e saj inspektorja Allaraj shpjegoi me detaje si bëhet kontrolli i qumështit formulë që qarkullon në tregun tonë? Kush i kryen analizat për këtë lloj qumështi? Sa shpesh kryhen ato? etj.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended