Uje 24 ore per 130 pallate ne Selite

  • 4 years ago
Krahas përmirësimit të infrastrukturës, Njësia 13 është një ndër zonat e para në Tiranë që furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë. Bashkë me administratorët e pallateve, banorët kanë nisur heqjen jo vetëm të depozitave në tarraca, por edhe të atyre të përbashkëta.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, inspektuan disa nga pallatet e njësisë, ku ka nisur çmontimi i depozitave dhe furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë. ?Kemi hyrë në një fazë të re transformimi të Selitës. Fillimisht e shpallëm më vete Njësinë 13, që të marrë më shumë vëmendje. Kemi planifikuar këtë vit, me Ministrinë e Shëndetësisë, të kemi një Qendër Shëndetësore, po ashtu kemi bërë buxhetimin e fazës së parë të bllokut të Selitës dhe sot jemi në një situatë ku po shohim sesi po na funksionon projekti i ujit 24 orë në lagjen 13. Janë 130 pallate me 12 mijë banorë, që do të kenë ujë 24 orë?, tha Veliaj.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës në depon e ujit, e gjithë zona mund të furnizohet me ujë të pijshëm. ?Bëmë investimin në depon e ujit te Qyteti i Nxënësve. Duke qenë se depo e ujit është në kodrinë, një pjesë e madhe e zonës furnizohet me rënie të lirë dhe me presion, sidomos në pjesën e ulët të kodrës, ku takohemi me Unazën e Re. Në pjesën e lartë të kodrës, është unaza e presionit ajo që e mban të gjithë rrjetin të karikuar 24 orë. Ka një radhë pune dhe procese që nuk ishin bërë prej vitesh. Imagjinoni, deri para pak vitesh, kjo ishte zona e Farkës, një zonë fshat me 130 pallate?, shtoi ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se heqja e depozitave është mënyra më e mirë për të pasur një ujë cilësor. Veliaj siguroi se uji që del nga Bovilla i nënshtrohet testeve prej nga merret garanci maksimale se nuk ka ndojtje, e më pas u shpërndahet qytetarëve. ?Një pjesë e madhe e depozitave nuk janë pastruar me vite. Dakord, aty ku ka administrator dhe ai është i kujdesshëm, bëhet pastrimi periodik, por ka depozita që s?janë pastruar prej 10-20 vitesh. Qytetarët duhet ta kuptojnë, me ligj, ne bëjmë testime çdo 30 minuta të ujit, shansi që uji nga Bovilla të dalë i ndotur është zero. Uji ndotet kur futet në pallat, turbullohet në një depozitë që ka dekantuar prej vitesh, lloj-lloj punimesh e çudirash që mund të kenë ndodhur aty, dhe kjo sjell ndotje në çezmë?, sqaroi ai.

Veliaj dha lajmin e mirë se plani për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë do të shtrihet në të gjitha lagjet e Tiranës. ?Ata që përfitojnë të parët nga heqja e depozitave janë vetë banorët e atij komuniteti. Kjo është pak edhe si efekt domino: kemi filluar me një lagje tek kodra e Priftit, pastaj tek burgu i grave, tani jemi në Selitë. Do të vazhdojmë me këtë efekt domino në të gjitha lagjet e Tiranës për ta rritur ujin në 24 orë?, u shpreh ai, teksa theksoi se shumë shpejt do të hapet edhe linja e re që dyfishon sasinë e ujit që del prej impiantit të Bovillës.

?Në shkurt hapim linjën që vjen nga liqeni i Bovillës në impiant dhe dyfishojmë sasinë e filtrimit. Kemi pasur deri tani disa testime s...

Recommended