Rreze Dielli 29 Janar 2020 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P. 1 - Tavë me patate dhe mish të grirë
  • 4 years ago
Tavë me patate dhe mish të grirë
Përbërësit:
1.2 kg patate
3 domate
Vaj ulliri
1 qepë
500 gr mish i grirë
Kripë dhe piper i zi
200 gr krem pana
Rigon
150 gr mozzarella
Përgatitja:
Lajmë patatet dhe i vendosim në tenxhere me ujë, për të zier 25 minuta.
I largojmë dhe I qërojmë nga lëkura. I presim patatet në feta rrumbullake me trashësi 0.5 cm. Po ashtu edhe domatet I presim njësoj si patatet. Në një tigan vendosim pak vaj, 1 qepë të vogël, e kaurdisim mirë dhe shtojmë në të mishin e grirë, e trazojmë derisa mishi ndërron ngjyrë dhe thith lagështinë e tij. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e largojmë mënjëanë. Në një tavë të lyer me vaj shtojmë si bazë me rrathë në formë tjergullash fetat e patateve të ziera. Mbit ë shtojmë mishin e grirë dhe e shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen.
E spërkasim lehtë mbi mish me krem pana duke e aromatizuar pak me rigon.
Mbulojmë të gjithë sipërfaqen me feta domate, I mbulojmë patatet me djathë mozzarella të grirë dhe e vendosim tavën në furrë, në temperaturë 190 gradë Celsius, për 20 minuta.
Recommended