Report TV - Lirimi i Endrit Dokles: Rama: Organizata KÇK po bashkëpunon hapur me krimin

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka thënë është drejt përfundimit të procesit kundër organizatave '?KÇK?, ' dhe kjo po bëhet në bashkëpunim më ndërkombëtarët. Rama ka reaguar për herë të parë edhe për lirimin e Endrit Dokles, i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili u lirua pak ditë më parë me vendim të gjyqtares Enkeleida Hoxha.

Sipas Ramës rasti më i fundit i organziatës '?KÇK?, ishte pikërisht dy ditë më parë, që sipas tij janë gjyqtarët dhe prokurorët që shfrytëzojnë ndërrimin e sistemit në drejtësi përfitojnë me vendimet e tyre.

"Kemi diskutuar edhe për procesin e integrimit. Cfarë ka ndodhur , në fund të viti të shkuar dhe çfarë mund të presim. E rëndësishme është që Shqipëria do të bëjë të njëjtat gjëra që do të bënte edhe nëse do ishin hapur negociatat. Kjo është e vetmja rrugë për ne pavarësisht arritjes së konsensusit brenda këshillit evropian. E kam informuar për procesin e Reformës në Drjetësi si dhe iniciativën e re dhe jemi duke përfunduar diskutimet me ndërkombëtarët për të hapur një ofensive kundër krimit të organizuar. Edhe kundër gjykatëseve e prokurorëve, si në rastin e para dy ditëve që i përkasin KCK. Po e përdorin autoritetin e tyre mes sistemit të vjetër që po shembet dhe sistemin e ri , për të bashkëpunuar hapur me krimin." tha Rama.

Recommended