“Programi 200”, debati mbi virusin korona

  • 4 years ago
Në programin 200 në Alsat i cili do të transmetohet në orën 22, epidemiologët informojnë se nuk ka të infektuar në Maqedoni nga korona virusi, dhe se nuk ka vend për panik, pasi autoritetet shëndetësore i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme. Protokolli i izolimit është tashmë funksional, janë vendosur kamera termale në aeroportin e Shkupit që synojnë të "regjistrojnë" temperaturën e ngritur të atyre të infektuar eventualisht me virus. Në aeroportin e Shkupit, sipas fluturimeve nga Stambolli dhe Dubai, prej ku ka linja direkte drejt rajonit të rrezikuar në Kinë, është bërë vendosja e epidemiologëve. Tani për tani, nuk ka ilaç apo vaksinë për koronavirusin. Masat parandaluese janë higjiena personale dhe larja e rregullt e duarve. Përndryshe, informacioni që vjen nga Kina është se numri i vdekjeve është rritur në 106, ndërsa më shumë se 4500 janë infektuar.

Recommended