4 te arrestuar per vrasjen e Jan Prenges

  • 4 years ago
Në Shijak vijojnë kontrollet për gjetjen e trupit të 49-vjeçarit Jan Prenga. Pas meje është kompleksi ku mendohet se ai është dërguar i pajetë. Aty do të mbahej peng për shkak të një konflikti. Por ai ka ndërruar jetë nga plagët që ka marrë, nga goditjet kur u rrëmbye në Kamëz, çka i ka prishur planet e pengmarrësve?.

Policia tha Jan Prenga humbi jetën gjatë kohës që pengmarrësit e tij do ta transportonin në resortin Golden në Shijak, pasi e morën me forcë në rrugën London, në Kamëz.

?Këtu është vendi ku është rrëmbyer 49-vjeçari Jan Prenga. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 17 Janarit, ku dy persona, pasi e kanë dhunuar e kanë futur në mjet dhe më pas e kanë transportuar drejt Shijakut?.

Policia thotë se autorët e pengmarrjes dhe vrasjes janë Bajram Hajri dhe dy djemtë e tij Leonard Hajri dhe Elton Hajri, si dhe dhe Olsi Turja. Të katërt u arrestuan në një operacion të zhvilluar të hënën nga RENEA. Në kërkim është shpallur Altin Hajri, pronar i resortit, ku dyshohet se u mbajt trupi i viktimës, përpara se të zhdukej.

Hetimet kanë zbardhur edhe shkaqet e rrëmbimit të Jan Prengës. Policia tha se ai ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, për shkak të disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Në resortin ?Golden? dhe disa hotele e banesa policia sekuestroi 2 pistoleta, municione, 4 automjete e disa sende të tjera. Autorët e ngjarjes do të përballen me drejtësinë për disa vepra të rënda penale, si ?Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit?, ?Fshehja ose asgjësimi i kufomës?, ?Moskallëzimi i krimit? apo ?Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës?, të kryera në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje.

Tv Klan

Recommended