E mitura tregon veshtiresite e medha: I gjuajti me grusht mamit, qaja dhe bertisja rruges

  • 4 years ago
Një 13- vjeçare ka rrëfyer në emisionin ?Historia ime?, në TV Klan vuajtjet dhe vështirësitë me të cilat është përballur çdo ditë. Ana ka treguar se ajo me motrën, vëllain dhe mamanë e saj janë larguar nga shtëpia ku jetonit me babain në Greqi sepse ai i dhunonte dhe pinte së tepërmi.

Ajo atëherë ishte një vetëm 1 vjeç, por mamaja e saj i ka rrëfyer gjithçka. Në pamundësi për të rritur 3 fëmijët, 2 të rriturit i jep tek një familje, ndërsa Anën e merr me vete.

E ëma pas ndarjes nga babai i saj bashkëjeton me një tjetër person dhe Ana atë e njihte si babin biologjik. Por pasi ai u nda nga jeta, për shkak të një infarkti, vogëlushja zbulon se babai i saj i vërtetë ishte dikush tjetër. Pas 8 vitesh, babai biologjik rikthehet sërish dhe kërkon të bashkohen, por mamaja e saj nuk pranon nga frika se mos ai do ushtronte sërish dhunë ndaj tyre.

Ana tregon se babai e përndiqte dhe ajo kishte frikë të madhe prej tij. Pasi ai ndërron jetë, Ana me mamanë e saj kthehen në Shqipëri për të banuar në shtëpinë që i ati kishte këtu, por familja e tij nuk i pranon.

Recommended