Ora News - Mollët po priten në Devoll, fermerët: Pemëtaria na zhyti në borxhe

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në Vranisht të Devollit, fermerët po i presin masivisht pemët e mollës. Ata thonë kultivimi i tyre i ka zhytur në borxhe, ndaj po heqin dorë. Në magazinat e fshatit, po kalben qindra tonelata prodhim si pasojë e mungesës së tregut.

Ky fermer në Vranisht të Devollit e preu të gjithë parcelën me mollë.

Thotë se për ta ngritur kishte marrë para në bankë, por mungesa e tregut e zhyti në borxhe.

Ndaj mori vendimin ekstrem që ti vërë sopatën pemevë vetëm disa vjeçare.

"Kemi hedhur lekë dhe djersë, nuk na leverdisi dhe kështu që u detyruam ti presim".

Tonelata prodhim, po kalbet në magazinat e kultivuesve të mollës në Devoll.

Fermerët thonë se tregtarët u ofrojnë çmimin qesharak sipas tyre prej 10 lekësh për kilogram.

Më këtë çmim, thonë se nuk mbulojnë dot as ilaçet që marrin, jo më të diskutojnë për fitim.

"Nëse në Tiranë është 500, këtu e marrin me 100. Janë 300 kuintal në vend, do të detyrohemi ti hedhim në lumë."

Ndaj thonë se masivisht po heqin dorë nga pemtaria.

"Po i presim se nuk ka zgjidhje. Po të jetë shteti shtet hap disa frigoriferë, të marrë 30-50%, atë që mbetet ta marë fshatari."

Situata është e ngjashme në të gjitha fshatrat e Devollit e Korçës të njohura për kultivimin e mollës.

Mungesa e tregut, ka bërë që prodhimi të përfundojë në kanale.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mollet-po-priten-ne-devoll-fermeret-pemtaria-na-zhyti-ne-borxhe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended