Ora News - Prej 4 muajsh pa paga, naftëtarët e Ballshit: Çfarë do bëhet me ne dhe uzinën?

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Punonjësit e Rafinerisë së Ballshit, ankohen se prej katër muajsh nuk po paguhen pasi uzina ka pezulluar punën. Ndaj në kërkim të zgjidhjes protestuan para Prefekturës dhe paralajmëruan se do të tubohen edhe para Ministrisë së Energjisë në Tiranë, të cilës i kërkojnë përgjigje se çfarë do të bëhet me ta dhe uzinën.

Prej 5 muajsh, Uzina e Përpunimit të naftës në Ballsh ka mbyllur dyert e për pasojë rreth 800 punonjës kanë mbetur pa punë.

Thonë se prej 4 muajsh nuk kanë marrë pagat, ndërsa sigurimet ua kanë paguar për dy muaj më shumë.

"Të na japin rrogat, pagat që janë të deklaruara. Nëse ai nuk do të punojë, të na japë shkresat për përkrahje sociale apo çfarë na takon me ligj."

Prej shtatorit, naftëtarët kanë zhvilluar disa protesta ku veç zgjidhjes së çështjes se pagave kërkojnë zgjidhje edhe për perspektivën e asetit kombëtar që tashmë është në duart e privatit.

"Duam të dimë ku është e ardhmja jonë, do të funksionojë kjo uzinë apo jo?"

Një përfaqësi e naftëtarëve u prit dhe dëgjua nga prefekti i qarkut Fier, Baki Bala, i cili i siguroi se problematika e tyre do të përcillet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe në kabinetin e Kryeministrit.

Por nëse zgjidhja vonon, paralajmërojnë se do të protestojnë në Tiranë.

"Do ta marrim rrugën prapë, nuk është turp të protestosh, nuk është turp për bukën e gojës. Do të ikim prapë."

Kompania private që administron këtë aset thotë se shkak për pezullimin e punës është bërë furnizimi me naftë bruto nga kompania naftënxjerrësë Bankers Petrolium.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/naftetaret-e-ballshit-pa-zgjidhje-paralajmerojne-protesta

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended