Çmimet Grammy/ Triumfon 18-vjeçarja Billie Eilish
  • 4 years ago
Këngëtarja Billie Eilish, 18-vjeçare ka fituar katër çmime Grammy, në ceremoninë vjetore të mbajtur këtë vit në Los Angelos.

Albumi, Kur na zë gjumi, ku shkojmë? (When We All Fall Asleep, Where Do We Go? ), ka bërë që këngëtarja të fitojë çmimet për albumin e vitit, këngën më të mirë, për regjistrimin dhe realizimin më të mirë të këngës, pa harrur edhe shpërblimin për artisten më të mirë.

Ajo tani është personi i parë që ka fituar këto çmime, prej kur Christopher Cross kishte shënuar sukses të ngjashëm më 1981.

?Unë mendoj se fansat meritojnë gjithçka. Unë ndjej madje se ata nuk kanë folur shumë sot, sepse ata janë arsyeja e vetme që të gjithë ne jemi këtu, sot. Ndaj faleminderit fansa??, shprehet Eilish.

Vëllai më i madh o këngëtares, Finneas O?Connell, i cili i ka ndihmuar Eilish të shkruajë këngët, si dhe në realizim të albumit, ka fituar në anën tjetër gjashtë çmime këtë natë.

Në mesin e fituesve të tjerë kanë qenë, Lil Nas X dhe Lizzo.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Grammy#BillieEilish#TopChannel
Recommended