Këlliçi: Piktori Rama dhe mësuesi i anglishtes po planifikojnë vjedhje galopante nga fondi tërmetit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në RTV Ora akuzoi qeverinë Rama se po planifikon një vjedhje galopante me fondet për projektin e rindërtimit pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Këlliçi: Sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Dua të të jap një të dhënë. Edi Rama ka deklaruar se dëmi total i shkatërrimit shkon në shifrën 1 miliard euro. Ka deklaruar qeveria se janë dëmtuar dhe shkatërruar plotësisht jo më shumë se 10 mijë shtëpi në gjithë Shqipërinë.Po të pjestojmë 1 miliard euro për 10 mijë shtëpi i bie 100 mijë euro për shtëpi.Bazuar në të gjitha të dhënat zyrtare dhe të INSTAT për sa i përket kostos për ndërtimin për metër katrorë është jo më shumë se 28-32 mijë lekë të reja për metër katrorë.Kjo është një vjedhje galopante për ndërtimin, kjo është një vjedhje galopante që po bëhet duke shfrytëzuar një fatkeqësi natyrore. Kemi në krye një piktor si Edi Rama me një mësues anglishteje kryehajdut dhe njeriu më i korruptuar që ka parë kjo qeverisje që rikthehet si Ministër Rindërtimi, të cilët do të vjedhin dhe shtinë duart në fondet që janë dhënë për bamirësi për të prekurit nga tërmeti. Edi Rama bën mirë që të shkojë pranë banorëve dhe ti alokojë këto fonde për personat që realisht kanë humbur shtëpitë dhe janë në nevojë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kellici-piktori-rama-dhe-mesuesi-i-anglishtes-po-planifikojne-vjedhje-galopante-nga-fondi-i-termetit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended