Ligji për Prokurorinë, dështon takimi i grupeve të punës

  • 4 years ago
As në Kuvend, në prezencë të të gjitha partive parlamentare, VMRO DPMNE dhe LSDM nuk arritën pajtim për propozim ligjin e ri për Prokurorinë Publike. Opozita në takim ishte vetëm 15 minuta. Ata u larguan nga takimi me kërkesë që në takimet politike, personalisht të marrë pjesë edhe prokurori shtetëror, Lubomir Joveski. Deputeti Antonio Milloshoski në emër të VMRO DPMNE-së tha që në dhjetor të vitit të kaluar, Jovevski ka deklaruar që propozim ligji për Prokurorinë publike ka mungesa. Megjithatë, Milloshoski nuk u përgjigj nëse VMRO DPMNE do t?i bojkotojë takimet nëse nuk vjen prokurori i shtetit.

Recommended