Pas tërmetit, draft për auditim teknik! Në sitë institucionet e ndërtesat mbi 50-vjeçare

  • 4 years ago
Objektet që janë ndërtuar prej më shumë sesa 50 vitesh do t?i nënshtrohen një procesi të hollësishëm të auditimit teknik, për t?u parë nëse ato plotësojnë kërkesat minimale të rezistencës dhe sigurisë. Pas këtij auditimi parashikohet marrja e masave për të garantuar sigurimin e tyre. Kjo masë vjen pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Një masë e tillë parashikohet në një projektligj të ri, ?për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.8402, datë 10.09.1998, Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit?. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave?.

Projektligji propozon ndryshime të termave të ligjit nr.8402, datë 10 shtator 1998, të ndryshuar, dhe shtesa që parashikojnë kryerjen e auditimit teknik të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar.

Drafti parashikon gjithashtu se oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të kryhet nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve.

Recommended