Gjendet në emisionin ’’Pa gjurmë’’ një tjetër i humbur. 26-vjecari Gëzim Luka

  • 4 years ago
Gjendet në emisionin ??Pa gjurmë?? një tjetër i humbur. 26-vjecari Gëzim Luka u gjet dy javë pasi u zhduk në drejtim të paditur, falë shumë telefonatave që mbërritën në emision gjatë transmetimit live. Familjarët njoftuan gjetjen e të riut, ndërsa aktualisht ai ndodhet në spital për shkak të kushteve jo të mira shëndetësore në të cilat ndodhet.

U zhduk për më shumë se dy javë Gëzim Luka 26-vjeç u gjend pas denoncimit në emisionin ??Pa gjurmë??. Ai u zhdukur pa lënë gjurmë teksa ishte duke konsumuar kafe me vëllanë e tij në një lokal në Fushë Krujë. Rasti u denoncua mbrëmjen e të premtes në emisionin ??Pa Gjurmë?? nga vëllai i tij, Gazmir Luka. Një lumë telefonatash, që nuk puahuan edhe pas transmetimit live zbuluan vendondodhjen e të riut. Ndërkohë disa telefonata e zhvendosim vendndodhjen e 26 vjeçarit në qytetin e Shkodrës
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Recommended