OSBE/ Rama në Ukrainë/ Kryeministri: Sfidë urgjente kriza Ukrainë-Rusi
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama në kapacitetet e kreut të OSBE, vizitën e parë pas marrjes së kryesimit të kësaj organizate, është duke e zhvilluar në Ukrainë.


Serinë e takimeve në Kiev, paraditen e të hënës kryeministri Rama e nisi me ministrin e punëve të jashtme Vadym Prystaiko.

Biseda është përqendruar, mbi situatën e sigurisë në, dhe përreth Ukrainës.

Takimet kryeministri i vijoi me homologun ukrainas Oleksiy Honcharuk.

Intensifikimi dialogut mes palëve në konfliktin Ukraine-Rusi pas aneksimit të Krimesë është një prej prioriteteve të drejtimit të OSBE nga Shqipëria.

Përpara asamblesë së OSBE më 9 janar kur Shqipëria mori kryesimin, Edi Rama në fjalën e tij tha se ?kriza në Ukrainë e përreth saj është sfida më urgjente e sigurisë në Evropë, kontributi unik që ka dhënë Misioni i Posaçëm i Monitorimit për të zbutur tensionet e nxitur paqen, stabilitetin dhe sigurinë është thelbësor.

Edhe pse ka pasur sinjale inkurajuese që i përgëzojmë, theksoi kryeministri Edi Rama, rruga drejt paqes së qëndrueshme, siç të gjithë e dimë, mbetet e gjatë. Kryesia shqiptare do të luajë rolin e saj në nxitjen e respektimit të parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, si dhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut, duke mbështetur përpjekjet e Grupit Trepalësh të Kontaktit dhe procesit të Formatit të Normandisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#OSBE#TopChannel
Recommended