Kodra e Diellit, kolona kilometrike për shkak të mungesës së parkingjeve

  • 4 years ago
Nervozizëm, pritje të gjata, sirena dhe njerëz që duken sikur po migrojnë për diku. Kjo është pamja e rrugës në hyrje të Kodrës së Diellit këtë mëngjes.Mungesa e vendeve për parkim në Kodrën e Diellit, bën që kolona e makinave arrijë në disa kilometra. Vizitorët me fëmijë në krahë, me pajisje për skijim duhet të ecin në këmbë nga 2 deri në 3 kilometra për të arritur në pikën turistike. Lëshohen, vetëm ata që kanë vikend shtëpiza, apo personat që kanë prenotuar në hotele.

Recommended