Ora News - Mjerim e varfëri në familjen Toska në Bulqizë, fëmijët hanë bukë misri
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Përveç varfërisë familja Toska nga fshati Valikardh i Bulqizës duhet të përballet edhe me pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Banesa e tyre rrezikon shembjen ndërsa kryefamiljari thotë se nuk ka mundësi financiare për të riparuar dëmet apo për të ndërtuar një shtëpi të re.

Tërmeti i 26 nëntorit ishte drama e radhës që gjunjëzoi familjen Toska në fshatin Valikardh të Bulqizës.

Familja me 5 anëtarë, e varfër deri në skamje, tashmë jeton në një banesë që rrezikon shembjen.

Si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike, një pjesë e çatisë ka rënë ndërsa muret janë plasaritur. Kryefamiljari i dorëzuar prej pamundësisë thotë se dëmet nuk i riparon dot.

"Nuk ka mundësi të riparohet"

Përveç fatit, të braktisur ndihen edhe nga shteti.

"Bashkia nuk ka ardhur fare, nuk është interesuar askush"

Ky frigorifer nuk është mbushur asnjëherë me ushqime. E zonja e shtëpisë thotë se të vegjlit i ushqen vetëm me bukë misri.

"Tërmeti na ka shembur shtëpinë, nuk kemi asgjë"

Bashkëshortët Toska janë të papunë ndaj apelojnë shtetin dhe këdo që mundet t`i ndihmojë, t`u zgjasin dorën për ti nxjerrë nga situata e vështirë ku janë zhytur prej vitesh.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mjerim-e-varferi-ne-familjen-toska-ne-bulqize-femijet-hane-buke-misri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended