Report TV -Virozat sjellin fluks në Pediatrinë e QSUT-së, 300 raste në 24 orë

  • 4 years ago
300 raste në ditë, është ky numri me të cilën është përballur urgjenca e pediatrisë në QSUT, gjatë kësaj jave. Fluks që konfirmohet edhe ditën e sotme, ku deri në orën 13:00 të së shtunës në urgjencë ishin paraqitur 145 fëmijë. Më së shumti fëmijët paraqiten me simptoma të virozave të stinës, me probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Fëmijëve u nevojitet trajtim me avull, gjë që kërkon kohë për secilin prej tyre. Ministria e Shëndetësisë shpeshherë u ka bërë thirrje prindërve që të drejtohen në urgjencat pediatrike pranë qendrave shëndetësore 24 orëshe, duke mos shkaktuar fluks në QSUT dhe për ti lënë hapësirë rasteve urgjente.

Recommended