Ora News - Bardhi publikon hartën dhe pyet: Kush e ka radhën tani?

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi atë që e quan harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale ndërsa ngriti pyetjen: Kush e ka radhën tani?

Zyrtari i lartë demokrat shkruan në facebook se kryeministri Rama duhet të mbajë përgjegjësi për atë që e quan kriminalizim të pushtetit qëndror dhe lokal.

Bardhi: Edi Rama duhet të japë llogari: -Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant droge?

- Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një fallsifikator?

- Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut?

- Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastër, përzgjodhi dhe kandidoi një dhunues?

- Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vrasës?

Gazment Bardhi thotë se shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës duhet të jesh i certifikuar në trafik droge, falsifikim, vjedhje, dhunë apo vrasje.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/bardhi-publikon-harten-dhe-pyet-kush-e-ka-radhen-tani

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended