“Drejtesi ose do te shkoje 101 numri i viktimave”, flet motra e gruas se vrare ne Mallakaster
  • 4 years ago
Emisioni ?Historia ime? në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme ngjarjen makabër të ndodhur në ditët e para të vitit 2020. Në datë 5 janar tre persona kanë shkuar në banesën e Drita Saliaj, e cila jetonte e vetme në Gjerbes të Mallakastrës, ndërsa burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Tre autorët e krimit e kanë mbytur me shall Dritën, e më pas trupin e kanë transportuar në një rezervuar me ujë. Familjarët janë alarmuar, pasi Drita nuk përgjigjej në telefon dhe lajmi që mësuan më pas i tronditi tërësisht.

Autorët e krimit janë nipi i bashkëshortit të viktimës Luis Saliaj 16 vjec, Sindi Shehaj 16 vjec dhe Ervis Zotaj 26 vjec. Luis Saliaj është njëkohësisht edhe nipi i viktimës. Në një lidhje telefonike gjatë emisionit, motra e viktimës, Dallëndyshe u shpreh se ishin shumë të shokuar dhe kërkojnë drejtësi. Më tej, ajo shtoi se kanë frikë edhe për fëmijët e tyre, për një hakmarrje të mundshme, e cila do e thellonte edhe më tej tragjedinë.
Recommended