Historia ime - Nata e tmerrit. Historia ime zbardh minutat tragjike te krimit ne Mallakaster!
  • 4 years ago
Nje talk-show nga Mirela Milori

Emisioni ?Historia ime? në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme ngjarjen makabër të ndodhur në ditët e para të vitit 2020. Në datë 5 Janar, tre persona kanë shkuar në banesën e Drita Saliaj, e cila jetonte e vetme në Gjerbës të Mallakastrës, ndërsa burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi.

Tre autorët e krimit e kanë mbytur me shall Dritën, e më pas trupin e kanë transportuar në një rezervuar me ujë. Familjarët janë alarmuar, pasi Drita nuk përgjigjej në telefon dhe lajmi që mësuan më pas i tronditi tërësisht.

Autorët e krimit janë nipi i bashkëshortit të viktimës Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç. Në një lidhje telefonike gjatë emisionit, motra e viktimës, Dallëndyshe u shpreh se ishin shumë të shokuar dhe kërkojnë drejtësi.
Recommended