"Tërmeti": Provat që çuan 31 në burg, hetimet në Vorë, Kashar e Farkë do zgjerohen më tej

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Çdo banesë e konstatuar e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, do të jetë objekt hetimi i prokurorisë së Tiranës.

Lajmi u mësua nga drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj në një konferencë për gazetarët së bashku me grupin hetimor të operacionit të koduar ?Tërmeti?

Prej mbrëmjes së djeshme në pranga kanë rënë 31 persona. Dy prej tyre janë arrestuar paraditen e sotme.

Hetimet janë shtrirë në Vorë, Kashar, dhe Farkë ku ka pasur më shumë banesa të dëmtuara por do të vijojnë dhe në Dajt, Kamëz e njësi të tjera administrative.

"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, me veprimet dhe mosveprimet e tyre në ushtrimin e funksioneve shtetërore dhe në ushtrimin e veprimtarive ndërtuese me detyra si: specialist të IMT Bashkia Tiranë, punonjës të Sëktorit të Urbanistikës Bashkia Tiranë, punonjës të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI Tiranë, ish kryetar komune, inxhinierë ndërtimi dhe kolaudimi, inxhinierë projektues dhe zbatues, ndërtues dhe pronarë të disa objekteve banimi dhe shërbimi të reja të cilat kanë rezultuar jashte parametrave teknikë, ku si pasojë e tërmetit, kanë sjellë dëme të konsiderueshme të strukturave të banimit e shërbimit, duke vënë në rrezik jetën e banorëve, ndërsa ndërtuesit e këtyre objekteve, për të ulur kostot e ndërtimit kanë kryer ndërtime jashtë standarteve teknike" shkruhet në dokumentin e Prokurorise.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/live-arrestimet-post-termetit-ne-tirane-prokuroret-ne-konference

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended